Stoltenberg vizitë në Turqi, pritet të takohet me Erdogan

Jens Stoltenberg pritet të vizitojë nesër Turqinë. Gjatë vizitës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të përcjellë mbështetjen e aleancës ushtarake për Turqinë në sfondin e tërmetit.

Ai do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, gjithashtu do të diskutojë edhe anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.