Stoltenberg mbledh ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, shkak Rusia VIDEO
Zhvillimet në shtetin që drejtohet nga Vladimir Putin, bënë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të ftojë në takim ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të kësaj aleance.
Krahas ujdisë që të kontribuojnë me nga dy përqind të GDP-së, dhe vlerësimit se duhet forcim mbrojtjeje në një botë të parashikueshme, Stoltenberg, alarmoi se Rusia po e rrezikon marrëveshjen për forcat bërthamore, njofton Klan Kosova.
Për shtetin rus, kreu i NATO-s, pati një thirrje, edhe sa i përket luftës dhe sulmeve kibernetike, të cilat kohëve të fundit kanë prekur shumë vende dhe kanë shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.
https://www.youtube.com/watch?v=mzMtZOstq10