Stërvitjet e NATO-s, Rusia e ngritë në këmbë tërë flotën ushtarake në Detin e Zi (FOTO)

Anijet luftarake ruse të flotës së Detit të Zi, si dhe sistemi i tyre raketor janë vënë në gjendje gatishmërie për shkak të stërvitjeve të NATO-s në Detin e Zi.

Agjencia ruse e lajmeve, Tas, ka raportuar nga Qendra Kontrolluese e mbrojtjes kombëtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, duke thënë se situata është urgjente dhe se Flota në Detin e Zi ka ndërmarrë një sërë masash për mbikqyrjen e anijeve të NATO-s.

“Anijet mbikqyrëse, si dhe grupi sulmues i nëndetësve, sistemet raketore “Bastion” dhe “Bal”, si dhe aviacioni detar janë vënë në gjendje të gatishmërisë në hapësira të caktuara”, kanë thënë nga kjo qendër, transmeton Ballkani.info.

Qendra thekson se sot në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi ka filluar stërvitja e NATO-s në të cilën po marrin pjesë anijet dhe fluturaket ushtarake të SHBA-së, Bullgarisë, Greqisë, Kanadës, Holandës, Rumanisë dhe Turqisë, së bashku me përfaqësuesit e forcave të armatosura të Gjeorgjisë dhe Ukrainsë. /Ballkani.info/