Sulmuesi i Cityt

Sterling shpallet lojtari i muajit nëntor në Premier League

Pasi që shënoi 3 gola dhe asistoi 3 të tjerë, Raheem Sterling është shpallur lojtari i muajit nëntor në Premier League.

Manchester City zhvilloi vetëm tre ndeshje gjatë nëntorit, por kjo nuk e ndaloi sulmuesin anglez të kontribuojë në 6 gola brenda kësaj periudhe.

Sterling realizoi 2 gola dhe asisitoi dy herë në fitoren e thellë 6-1 të “Citizens” ndaj Southamptonit, ndërsa shënoi edhe në takimin kundër West Hahmit, ballafaqim në të cilin bëri një tjetër asist.

Ky çmim për Sterling vjen pas disa ditëve të vështira për 24 vjeçarin, derisa mbeti viktimë e racizmit të disa tifozëve të Chelseat, në përballjen e fundjavës së kaluar në Londër ndaj “The Blues”.

Reprezentuesi i Anglisë përmes një postimi në Instagram akuzoi mediat angelze për trajtimin e ndryshëm që iu bën futbollistëve zezakë, duke shtuar se faji në të shumtën e rasteve është i gazetave.