Një penallti e pa qenë pas simulimit të Raheem Sterling shtyu gjyqtarin Vittor Kassai të akordojë penallti për Manchester Cityn në fitoren 6-0 kundër Shakhtar Donetskut.
Megjithatë sulmuesi anglez i ka kërkuar falje gjyqtarit Kassai dhe Shakhtarti për verpimin e tij antisportiv, teksa goditi tokën duke tentuar të godasë topin.
“Dëshirova ta goditja topin dhe pastaj nuk e di se çfarë ndodhi. Përfundova në tokë dhe shikova prapa, nuk mendoj se kishte kontakt, është faji im. E qëllova tokën, kështu që i kërkoj falje gjyqtarit dhe klubit të Shakhtarit”, tha Sterling për BT Sports.
Në anën tjetër trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i doli në ndihmë ish lojtari të Liverpoolit, duke thënë se Sterling nuk ishte arritur ta kuptojë në atë moment se çfarë kishte ndodhur.
Sterling ktheu fokusin e tij te derbi i qytetit ndaj Manchester Unitedit që zhvillohet ditën e dielë.
“Na duhen disa ditë tani, do ta marrim me qetësi. Do të rikuperohemi nga kjo ndeshje për të qenë të gatshëm për derbi. Do të jetë një ndeshje e madhe, por unë jam i sigurtë se do ta japim maksimumin tonë për të tentuar 3 pikët”, deklaroi Sterling.







