Përfundoi "agjërimin"
Sterling i lumtur me golat ndaj Spanjës
Dy golat e shënuar mbrëmë në fitoren 2-3 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve, ishin të parët me fanellën e Anglisë për Sterling pas 3 viteve.
Dopietës së sulmuesit të Manchester Cityt iu shtua edhe goli i Marcus Rashford teksa kombëtarja e albionëve u revanshua ndaj “La Furia Rojas”, të cilët e mposhtën skuadrën e Southgate muajin e kaluar në “Wembley”.
“Ishte ndjenjë e bukur të shënoja pasi është detyrë e imja. Do të thotë shumë për mua, 3 vite pa realizuar është shumë e gjatë”, tha Sterling për Sky Sports.