Seancë

Statovci flet për një rekord të ri: Për dy vite e gjysmë, buxhetit ia shtuam një miliard euro

Deputetja nga Guxo, Jeta Statovci, ka thënë sot se për dy vjet e gjysmë, Republikës së Kosovës, i janë shtuar një miliard euro.

Kjo siç tha ajo në seancën e sotme parlamentare, shënon edhe një rekord të ri, sa i përket buxhetit të shtetit të Kosovës, përcjell klankosova.tv.

”Për brenda dy vite e gjysmë Shtetit të Republikës së Kosovës i janë shtuar 1 miliard euro. Një rekord i ri në një rekord të ri prej 3.3 miliard euro në buxhet”.

”Kjo arritje është bërë prej një periudhe kohe mjaftë të ndjeshme dhe mjaftë krizash”, ka thënë Statovci.