Gonzalo Higuain vijon të vuajë formën e dobët, këtë e tregoi edhe në debutimin e tij me Chelsean, në ndeshjen kundër Bournemouth, ku u luajti për 65 minuta, para se Sarri ta zëvendësonte me Giroud.
Në momentin e zëvendësimit tifozët e “bluve” vërshëllyen trajnerin italian për këtë lëvizje, por në fund statistikat i dhanë të drejtë Sarrit.
Në 65 minuta lojë Higuain krijoi 0 shanse për gol, 0 gjuajtje në portë dhe 0 duele të fituara. Argjentinasi arriti të kompletojë vetëm një driblim dhe në dy raste të tjera u kap në pozicion jashtë loje. Ndërsa përgjatë gjithë ndeshjes arriti të prektë vetëm një herë topin në zonë.
31-vjeçari u largua nga loja kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën kundërshtare, ndërsa në fund Chelsea u mund në shifrat 4-0.







