Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në konferencë kanë folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani dhe Drejtori i Krimeve të Rënda në PK, Bashkim Spahiu.
Arsyeja e konferencës ka qenë aksioni i mbrëmshëm i Policisë, gjatë të cilit ishin arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë, ku ishin kapur reth 40 mijë euro false në formë të kartëmonedhave njëqindëshe, transmeton Ballkani.info.
LEXO EDHE: Policia gjen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy të dyshuar (FOTO)
Kelani ka treguar se Policia e Kosovës këtë vit, ka nxjerrur disa statistika të muajit janar, ku bazuar në këto statistika, numri i rasteve penale krahasuar me atë të vitit të kaluar ka shënuar rënie për 13.30% në gjithë Kosovën.
“Rajonet me më së shumti rënie në rastet e veprave penale në krahasim me vitet e kaluara, ka qenë Prishtina me 18% dhe Mitrovica e Veriut me 14%”, ka thënë ndër të tjerash Kelani, raporton Ballkani.info.
Në fund, Kelani ka thënë se është vërenjtur një ngritje e përqindjes tek rastet e grabitjeve. /Ballkani.info








