Policia gjen 40 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy të dyshuar (FOTO)

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka organizuar një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në konferencën për media, ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani dhe Drejtori i Krimeve të Rënda, Bashkim Spahiu, përcjell Ballkani.info.

Spahiu ka bërë të ditur se pas hetimeve nga ana e Policisë, mbrëmë më datën 14 Shkurt, përgjatë një aksioni policor, është arritur të arrestohet një i dyshuar të cilit i janë gjetur rreth 330 kartëmonedha në formë të 100 eurove.

I dyshuari është arrestuar për falsifikim të parasë dhe gjithsej kanë qenë rreth 40 mijë euro.

“Paratë dyshohet se janë ardhur nga vendet fqinje”, ka deklaruar Spahiu, përcjell Ballkani.info.