Kosova sonte ishte më e mirë se Bullgaria në të gjitha aspektet e ndeshjes

Kjo shihet edhe në statistikat që ka nxjerr UEFA pas ndeshjes.

Kosova pati posedimin e topit më 62 për qind derisa 38 për qind ishte në anën e kundërshtarit.

Kosova sulmoi 12 herë Bullgarinë, ku pesë goditje ishin brenda kornizës së portës, një e Zenelit që përfundojë në gol dhe 3 të Rashicës që i priti portieri Mihajlov dhe një shtyllë e Muriqit.

Kosova sonte ishte i pafat pasi që luajti më mirë se Bullgaria, derisa kjo është pika e parë që Kosova merr në kualifikime për një Europian. Në qershor Kosova luan dy ndeshje jashtë fushës së saj, kundër Malit të Zi më 7 qershor dhe kundër Bullgarisë më 10 qershor.