El Clasico

Statistika që tregojnë se Real Madrid rrallë herë bën befasinë në “Camp Nou”

Real Madrid do ta luaj “El Clasicon” e radhës në tempullin “Camp Nou”.

Madrilenët futen në këtë takim pas një ecurie aspak të mirë në La Liga, transmeton lajmi.net.

Real Madrid historikisht nuk ka bërë mirë në udhëtimet në Barcelonë. Kjo “Klasike” do të jetë e 89 në territorin katalunas dhe Real ka fituar vetëm 20 herë.

Të rralla kanë qenë ndeshjet që “Los Blancos” kanë befasuar skuadrën “Blaugrana”.

Surpriza më e madhe në “Camp Nou” erdhi në sezonin 2015/16 kur “mbretërit” udhëtuan në “Camp Nou” me dhjetë pikë më pak se Barca dhe arritën të dalin me tri pikë.

Tjetër befasi ishte në vitet e largëta 29/30 kur Real ishte me gjashtë pikë më poshtë se Barcelona dhe fitoi me rezultat 1:4.

Në periudhën 1983/84- 2003/04, Real Madrid nuk regjistroi asnjë fitore në “Camp Nou”. 20 vite pritje për një fitore si mysafir.

Këtë sezon, madrilenët futen në këtë takim me nëntë pikë më pak se Barca. Mbetet të shihet a do t’ia dalin të bëjnë befasinë.