Starton edhe Bundesliga, Bayerni nis mbrojtjen e titullit sonte kundër Moenchengladbach

Pushimet mbaruan, koha për spektaklin në Bundesliga. Këtë të premte rinis kampionat gjerman.

Bavarezët u kurorëzuan kampionë të Gjermanisë majin e kaluar kur fituan titullin e 9-të radhazi dhe tani ju duhet ta mbrojnë nga sulmi i Leipzig, Borusia Dortmund dhe jo vetëm.

Bayerni ka marrë Upemacanon nga Leipzig, pa lëshuar të mëdhenjtë, që nga Alphonso Davies e deri te Kimmich Coman e Lewandowski.

Megjithatë ka humbur David Alaban.

Pas debutimit në Bundesliga vjen menjëherë sfida e rëndësishme me rivalët e Dortmundit për Superkupën e Gjermanisë.

Bayerni e nis sezonin në udhëtim te Borussia Moenchengladbach, sfidë që do të zhvillohet nga ora 20:30, raporton Express.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së parë në Bundesliga: