Start i mrekullueshëm për Evertonin e Ancelottit në Premier League, tri fitore në tri ndeshje

Evertoni i Carlo Ancelottit ka shënuar fitoren e tretë në tri ndeshjet e para të sezonit të ri në Premier League.

Ekipi nga Liverpooli mposhti 2:1 Crystal Palacen si mysafir.

Sulmuesi në superformë, Dominic Calvert-Lewin realizoi golin e parë të ndeshjes. Ky ishte goli i tij i pestë këtë edicion. Golin e dytë të Evertonit e shënoi Richarlisoni, ndërsa për Crystalin realizoi Cheikho Kouyate.