Prishtina dje është mundur 2-0 nga St Joseph’s në ndeshjen e dytë e cila u zhvillua në Gjibraltar.

Kjo humbje djelmoshave të Mirel Joses iu kushtoi me diskualifikim nga kualifikimet për në Evropa Ligë.

Drejtuesit e Prishtinës përkatësisht kryetari, Remzi Ejupi ditë më parë kishte deklaruar se beson furishëm në kualifikim dhe mendja e tyre është vetëm në ndeshjen ndaj Rangersit.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ata u eliminuan pikërisht nga ekipi i vendit të tretë në Gjibraltar.

Faqja zyrtare e St Joseph’s në rrjetin social Facebook, është tallur deklaratat e Remzi Ejupit, duke e falënderuar atë për motivimin e dhënë para ndeshjes.

https://www.facebook.com/StJosephsFCgib/posts/2243266122447434?comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22O%22%7D