Sqarohet mungesa e Bersant Celinës për Swansea City

Bersant Celina nuk ia doli të ishte pjesë e skuadrës së Swansea City për ballafaqimin me Fulham në Championship, për shkak se nuk ndihet mirë shkaku është sëmurë.

Kjo është ndeshje e dytë radhazi që ylli i Kombëtares së Kosovës Celina nuk paraqitet në fushë për Swansean, dhe mungesa e tij në skuadrën e sotme të City për ballafaqimin e rëndësishëm me Fulham ngriti pikëpyetje rreth të ardhmes së tij.

Por më vonë u mësua se 23-vjeçari është sëmurë dhe kjo është arsyeja përse mungon sonte në Craven Cottage në Londër, duke i hequr dyshimet se kosovari ka probleme me klubin e vet.