“Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve me asistencë sociale po vazhdon edhe këtë vit shkollor edhe në më shumë komuna, 18 gjithsej”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

“Afati për aplikim është deri më 10 dhjetor, në vegëzën: https://rks-gov.net/596”, shtoi ai.

Kurti tha se “edukimi në fëmijëri të hershme është prioriteti i qeverisë sonë, për të cilin po punojmë çdo ditë”.

“Qeveria për familjen”, shkroi ai në fund të postimit.