Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, duke thënë se ky projekt atje ‘’po ecën drejt fazës së përfundimit’’.

Kurti, ka thënë edhe se, punimet janë duke ‘’përparuar’’ edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.

Postimi:

Në Pejë banimi i përballueshën dhe social po ecën drejt fazës së përfundimit. Ndërkohë, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.

Në procedurë të prokurimit për lidhjen e kontratës është Kamenica e në fazën e hartimit të projekteve Shtimja dhe Obiliqi.

Ashtu siç jemi zotuar, qeveria jonë do të jetë gjithmonë pranë familjeve, çifteve të reja dhe atyre në nevojë.