Notarja

Sportistja Surdulli nderohet me Medalje të Meritave

Notarja Medina Surdulli është nderuar me Medaljen presidenciale të meritave pas suksesit të treguar në garën ndërkombëtare të notit për personat me Sindromën Dawn, duke zënë vendin e parë.

Gëzimin për këtë nder nuk e ka fshehur protagonistja që korri suksese ndërkombëtar, Medina Surdulli, e cila duke falënderuar presidentin tha ndjehet tejet e lumtur.

I pari i shtetit ka lexuar deklaratën me tonë ceremonial para Medina Surdullit dhe familjarëve të saj.

“Medalja Presidenciale e Meritave i jepet Medina Surdullit për të arritura të larta në sportin e notit”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.

Kujtojmë në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë persona me Sindromën Dawn nga 11 vende Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Turqia, Irlanda, Maqedonia, Romania, Shqipëria, Suedia dhe Kosova, e cila njëherësh ishte edhe organizator i kësaj ngjarje sportive.