Sportisti serb bëri vetëvrasje para syve të gruas së tij

Hendbollist serb, Novak Boskovic, ka bërë vetëvrasje para syve të gruas së tij.

Boskovic ka luajtur në Izrael, ndërsa ka qenë anëtar i Përfaqësueses së Serbisë në kampionatin Evropian të vitit 20-16.

Televizioni ‘Pink’ lajmëron se Boskovic e ka qëlluar vetën më një plumb në koka, nga arma që e ka pasur me leje.

Në ato momente me hendbollistin në banesë ka qenë edhe gruaja e tij. Motivet e kësaj vrasjeje ende nuk dihen.

Boskovic ka luajtur në pozitën e bekut të djathtë, ndërsa në Kampionatin Evropian të vitit 2016 i kishte shënuar 3 gola në ndeshjen kundër Francës.

Në Serbi ka luajtur për skuadrat si Crvenka, Vrbas dhe Priboj, ndërsa në arenën ndërkombëtare është paraqitur me skuadrat Maccabi, Hapoel, Tatabanya, Kopera, Dinamo e Bukureshtit.