Sportisi kosovar kërkon që diaspora të dhurojë para për xhudistët që sollën medalje: E meritojnë me e pasë një vilë të mirë

Karatisti Enver Idrizi ka thënë se diaspora duhet të mbledhë para për sportistet që sollën medalje nga Lojërat Olimpike në Tokio.

Sipas tij, kështu, ata do të kishin kushte më të mira për tu trajtuar.

“Kemi shumë milionerë e miliardera, njerëz që nuk dinë ku me u orientu e kur e kanë pa këtë që e kanë arritë sportistët tanë e japin edhe shpirtin, e jo veç paret. Toni me ekipën e vet e meritojnë me pasë ni vilë të mirë e tona kushtet se janë krenaria e Kosovës”, u shpreh ai në RTV 21.

Kosova u kthye nga Tokio 2020 me dy medalje të arta nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.