Sporti shqiptar në zi, ish-futbollisti Kostandin Rama është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ish-lojtari i Elbasanit vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot ndërroi jetë.
Kostandin Rama ishte një nga lojtarët kryesor të Elbasanit (Labinot) në sezonin 1983-1984 kur u shpallën kampion në Shqipëri.
Ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer si futbollist dhe pas “pensionimit”, nga futbolli i luajtur emigroi drejt Greqisë. Ish-lojtari i njohur i Elbasanit nuk arriti të fitonte betejen e tij me sëmundjen dhe në moshën 59-vjeçare mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij.









