Sportbladet: Harbuzi vdiq si pasojë e sulmit në zemër

Në moshën 32 vjeçare ka vdekur Labinot Harbuzi. Futbolli suedez por edhe kosovarë sot është në zi. Harbuzi kishte luajtur fillimisht për Malmon por ishte edhe në Kombëtaren U21 të Suedisë

Labinot Harbuzi ka vdekur.

Ish futbollisti i Malmos FF dhe Suedisë U21 ka ndërruar jetë sot në moshën 32 vjeçare. Babai i Labinotit, Ismeti, e ka konfirmuar lajmin për Sportbladet që djali i tij ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Pak orë pas orës 10 këtë mëngjes, Harbuzi ka pësuar sulm në zemër në shtëpinë e tij. Ai ka marrë ndihmën e shpejt është dërguar në ambulancë por jeta e tij nuk ka mundur të shpëtohet.

Labinot Harbuzi është rritur në Rosengard të Suedisë. Në moshën 15 vjeçare ai ishte bërë kadet në klubin holandez, Feynoord. Gjatë kësaj kohe, Harbuzi kishte kontakte të rregullta me Zlatan Ibrahimovicin, i cili kishte thënë se ishte “këshilltar jozyrtar” i Harbuzit.

Karriera në Suedia U21

Pas aventurës së tij në Holandë, Labinot Harbuzi u rikthye në Suedi më 2006 ku debutoi më Malmon. Në pranverën e vitit 2009 ai bëhet historikisht personi parë që shënoi gol në stadiumin  Swedbank Stadium.

Në verën e 2009 ai hyri në Kombëtaren U 21 të Suedisë dhe luajti për ta.

Pas kampionatit Europian për U21, Harbuzi ju bashkua klubit turk Genclerbirligi, ku luajti deri më 2011. Pastaj ai luajti për Maniasaspor, Syrianska FC, KSF Prespa Birlik, para se ti bashkohej Malaka United më 2016.

Që nga 1 janari 2017, Harbuzi ishte pa klub. Por, para më pak se dy javë më parë, ai foli me revistën sportive ErikNiva ku kishte lënë të kuptohej se karriera e tij ende nuk ka përfunduar.

“Shpresoj, hapat e fundit në fushën sportive nuk janë marrë ende”, kishte thënë Harbuzi.

Fakte për Labinot Harbuzi

Lindi më 4 prill 1986

Karriera sportive: Malmö FF, Feyenoord, Excelsior, Genclerbirligi, Manisaspor, Syrianska, Prespa Birlik, Melaka United

Kombëtarja: gjashtë ndeshje me Kombëtaren e Suedisë.