Spitali në Francë, ja çfarë po ndodhë në repartet e ‘Covid -19’ FOTO

Rajoni Ille de France, në Francë, është një nga më të goditurit nga pandemia e koronavirusit me njësitë e kujdesit intensiv, në spitalet e tij, në zemër të betejës.

Agjencia e lajmeve AFP, ofron një shikim të asaj që ndodh në këto njësi, në një spital në jug të Parisit raporton ballkani.info

Franca raportoi të hënën 833 viktima të reja nga koronavirusi, shifra më e lartë ditore kjo që kur shpërthimi ka filluar në vend. Numri total i viktimave që kanë humbur jetën pasi kanë rezultuar pozitivë për Covid 19, tani ka shkuar në 8911 ndërsa numri i infektimeve në 98010.

Ministri i shëndetësisë, Olivier Veran, thotë se vendi nuk ka arritur ende pikun e epidemisë, pas të cilit vjen edhe zbritja. /Ballkani.info/