‘Spidermani’ i Tottenhamit, ua mohoi golat, Salahut, Firminos, Van Dijkut e Arnoldit

Tottenham vazhdon ta mposhtë 0-1 Liverpoolin në “Anfield”, me golin e hershëm të Harry Kane

Më meritori që ky rezultat vazhdon të qëndrojë kështu që nga sekonda e 57-të e takimit, është portieri, Paulo Gazzaniga.

Ai ka bërë disa pritje të mrekullueshme deri më tani,.

Fillimisht, në minutën e 25-të bëri një pritje fantastike të Mohamed Salah dhe më pas menjëherë të Roberto Firmino.

Pak minuta më vonë, në atë të 29-të, Gazzaniga bëri një tjetër pritje fantastike, kësaj radhe pas goditjes së fortë më kokë të Virgil Van Dijk.

Kurse, në atë të 30-të, Gazzaniga konfirmoi se nuk i është besuar pa arsye vendi i titullarit pas lëndimit të Lloris.

Ai bëri një tjetër pritje fantastike, pas goditjes së fuqishme të Alexander Arnold.

Liverpooli po e shton presionin minutë pas minute pasi dëshiron të gjejë sa më parë golin e barazimit.

https://tiger.cdnja.co/v/al/alLQ.mp4?secure=W1zQydUMJqYEdQUpruTbgQ&expires=1572201000