“Specat 3 euro, as nuk po guxoj të pyes sa kushtojnë”, qytetarët të dëshpëruar nga rritja e çmimeve

Rritja e çmimeve të konsumit duket se po prek ndjeshëm xhepin e qytetarëve.

Shtrenjtimi i produkteve bazë, madje, disa po i privon që t’i blejnë ato, si shkak i çmimeve të larta, shkruan lajmi.net.

Disa qytetarë në një prononcim për Radio Evropën e Lirë janë ankuar për shumën e pensioneve dhe rritjen e çmimeve.

“Çmimi i naftës ka qenë 0,50 pfenning [centë] tash është bërë 1 euro, 90 cent, tash është bërë 1,40. Kanë për ta bërë 2 euro e 2.50, se i kemi rrogat e mëdha, pa rroga hiç”, ka thënë Habim Geci.

“Rryma po vjen shumë, pensionet e vogla, veç të hamë bukë e djathë“, ka vlerësuar Pembe Rama.

“Aaa speca nuk po blejmë kurrë, 3 euro. Për speca kurrë nuk guxoj as të pyes”, ka thënë Zenel Hoti.