Spartaku mposht Napolin dhe merr kryesimin

Spartaku i Moskës mposhti Napolin në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Evropës.

Rusët të mërkurën mbrëma mposhtën liderin e elitës së futbollit italian me rezultatin 2:1 dhe kaluan në krye të grupit.

Pati minuta për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të.

Sobolev i shënoi të dyja golat në pjesën e parë, në minutën e tretë dhe të 28-të. Eljif Elmas i vizitorëve realizoi në minutën e 64-rt.

Napoli pati nisje të mirë të këtij edicioni, por mbetet pa fitore në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Mori vetëm një pikë në dy duelet e Serisë A italiane.

Të katër skuadrat e Grupit C kanë gjasa për ta kaluar fazën e grupeve. Spartaku i Moskës është i pari me shtatë pikë aq sa ka edhe Napoli i vendit të dytë. E treta është Legia e Varshavës me gjashtë pikë, kurse Leicester City i fundit me pesë pikë.