EURO2024

Spanja shkatërron Gjeorgjinë dhe kalon në çerekfinale ku takohet me Gjermaninë

Spanja ka mundur ashtu siç pritej Gjeorgjinë me rezultat 4-1 duke kaluar në çerekfinale të Eur0 2024.

La Roja edhe pse sulmoi dhe krijoi shumë, nuk arriti që të shënojë e para, me gjeorgjianët që arritën të shënonin të parët.

Zhvillohej  minuta e 18-të, kur mbrojtësi Robin Le Normand, shënoi autogol dhe i dha epërsinë Gjeorgjisë prej 1-0.

Spanja u lëshua në sulm me të gjitha forcat dhe arriti të barazojë me Rodrin në minutën e 39-të për 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Spanja nuk u ndal.

Spanja kaloi në epërsi prej 2-1 ndaj Gjeorgjisë në minutën e 51-të, ku Lamine Yamal asistoi te Fabian Ruiz që shënoi për 2-1.

Fitorja u sigurua nga Nico Williams që realizoi supergol për 3-1 në minutën e 75-të.

Në minutën e 84-të ishte momenti i Dani Olomos që me një goditje të bukur brenda zonës shënoi për 4-1.

Spanja me këtë fitore arriti në çerekfinale, ku do të përballet me Gjermaninë.