Spanja

Spanja mposht Norvegjinë dhe siguron kualifikimin në EURO 2024

Spanja ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Norvegjisë duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin në EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani,

Mysafirët morën avantazhin që në minutën e 20-të të takimit përmes Alvaro Moratës por pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Spanjollët patën edhe dy mundësi të mira për të shënuar me Carvajal dhe Rodri por topi nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë 0-0.

Goli i fitores dhe ai që ia dhuroi kualifikimin Spanjës, u shënua në minutën e 49-të nga Gavi i cili gjendet mjaft mirë në zonë dhe me një goditje precize çon topin në cepin e djathtë të portës kundërshtare.

Reklama

Vendasit patën mundësinë e artë për të barazuar shifrat në minutën e 84-të por goditja e Haaland nuk ishte aq e fuqishme sa duhet për të mposhtur Unai Simon.

Deri në fund nuk pati më raste të mira shënimi dhe Spanja kështu siguroi biletën për Gjermani, teksa norvegjezët me këtë humbje i thanë lamtumirë kualifikimit pasi matematikisht tani janë jashtë garës.