Spanja

Spanja konfiskon bizhuteri në vlerë të 60 milionë eurove, ndihmohet edhe nga Shqipëria

Policia spanjolle tha të hënën se ka konfiskuar 11 copë bizhuteri të lashta që u morën nga Ukraina ilegalisht në vitin 2016.

Një deklaratë e policisë tha se pesë persona që po përpiqeshin t’I shisnin ato në Spanjë janë arrestuar javët e fundit. Ndër të arrestuarit ishin dy ukrainas, njëri prej tyre prift i kishës ortodokse dhe tre spanjollë.

Bizhuteritë thuhet se kapin vlerën e 60 milionë euro dhe datojnë midis shekujve të tetë dhe të katërt para erës sonë, raporton Associated press, transmeton Klankosova.tv

Policia tha se sendet ishin pjesë e trashëgimisë kombëtare të Ukrainës. Ato u zhdukën pasi u ekspozuan midis 2009 dhe 2013 në një muze në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës. Pjesët përfshinin një rrip, një palë vathë dhe gjerdan.

Një rrip ari i zbukuruar u sekuestrua në vitin 2021 dhe pjesa tjetër e pjesëve u sekuestrua javët e fundit. Policia tha se hetimet kanë vazhduar.

Ato po studiohen nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Spanjës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore të vendit.

Atashetë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, Bullgari, Qipro, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë ndihmuan me hetimin, tha policia.