Spanja e zgjedh menjëherë trajnerin e ri të ekipit kombëtar, pas largimit të Enriques

Luis Enrique është larguar në pozita e trajnerit të Kombëtares së Spanjës.

Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja e Federatës së Futbollit të Spanjës.

“RFEF dëshiron të falënderojë Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij stërvitor në krye të kombëtares absolute në vitet e fundit”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e spanjollëve.

Federata e Futbollit të Spanjës e ka zgjedhur menjëherë zëvendësuesin e Luis Enriques.

Luis de la Fuentes është zgjedhur përzgjedhës i ri i “Furisë së Kuqe”. Emërimi i këtij të fundit do të bëhet të hënën e ardhshme, bën të ditur faqja zyrtare e FF të Spanjës.

Luis de la Fuente deri më tani ka drejtuar U21-shat e Spanjës. Ai në vitin 2015, ai u shpall kampion i Evropës me ekipin nën 19 vjeç.

Në vitin 2018, ai ishte fitues i medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare me ekipin U-18. Më pas, në korrik 2018 u emërua trajner i U-21 dhe një vit më vonë, në vitin 2019, u shpall kampion i Evropës në Itali, duke fituar fitoren e pestë për Spanjën pasi mposhti Gjermaninë në finale (2-1).

Trajneri është gjithashtu një medalje argjendi olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020.