Interi do të luajë në udhëtim ndaj Genoas ditën e mërkurë në orën 21:00, një ndeshje tepër delikate për renditjen në Serie A, sidomos pas humbjes ndaj Lazios.
Për këtë ndeshje ka folur trajneri Luciano Spalletti, i cili dha lajmin e shumëpritur se Mauro Icardi është grumbulluar për këtë sfidë.
“Mauro është grumbulluar. Ajo që ka bërë Marotta është një punë përcaktuese, ai bëri të mundur që palët e përfshira në këtë mes të arrijnë në një marrëveshje reale dhe jo virtuale. Tani Icardi është në kondicionin e duhur për të ndihmuar ekipin. Për ne Icardi është shumë i vlefshëm, madje më shumë se Messi dhe Ronaldo bashkë, por kur është pjesë e skuadrës”.
Kujtojmë që ndeshja e fundit e Icardit me Interin daton më 9 shkurt të këtij viti dhe në stërvitje u kthye pas 40 ditësh, për shkak të problemeve me skuadrën, ku i hoqën edhe shiritin e kapitenit.







