Interi do të luajë në udhëtim ndaj Frosinones, të dielën në orën 20:30.
Një ndeshje e rëndësishme për zikaltërit që duhen tre pikë për të siguruar vendin e tretë, por edhe vendasit janë ende në lojë për mbijetesë dhe ndonjë pikë në këtë sfidë i fut sërish në lojë.
Trajneri Luciano Spalletti foli përpara medieve, ku analizoi gjendjen e skuadrës dhe dilema e tij më e madhe është sulmi, aty ku është rikthyer Lautaro Martinez nga dëmtimi dhe është në balotazh me Mauro Icardin për të luajtur si titullar.
E tashmja dhe ardhmja – Me drejtuesit e klubit jam takuar tashmë, kemi vendosur së bashku se nuk duhet të kemi ndonjë keqardhje për këtë fazë finale të kampionatit. Pjesa tjetër do të vijë si rezultat i asaj që do të ketë kjo fazë finale e kampionatit.
Postimi në Instagram – Shkrova në atë mënyrë për t’i dhënë rëndësi seriozitetit dhe profesionalizmit të lojtarëve të mi. Referuar që ishte shkruar gjatë javës (artikujt mbi Conte) nuk kam asgjë për të thënë.
Sulmi – Lautaro është mirë, është rikuperuar, është në dispozicion dhe është gati të luajë që nga minuta e parë. Ai dhe Icardi kanë karakteristika të ndryshme: Mauro e sulmon më mirë portën, por ai ka më pak kualitet sesa Lautaro që kthehet për të marrë topin.
Në fund Spalletti nuk zbuloi asgjë sa i përket formacionet, në dilemë është edhe Dalbert nëse do luajë në vend të Asamoah, po ashtu edhe sulmuesi do merret vesh vetëm kur të shpallen formacione zyrtare.







