Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë problem me fotot nudo të Mauro Icardit në rrjetet sociale, për aq kohë sa sulmuesi argjentinas të vishet me rroba të përshtatshme kur vjen në stërvitje.

Mauro Icardi pozoi me bashkëshorten dhe agjenten e tij, Wanda Naran, për një numër të fotografive, ku ai shfaqet i zhveshur. Këtu fotografi u publikuan në rrjetin social Instagram gjatë javës së kaluar.

Këto foto dhe vëmendja e mediave rrezikonin ta shpërqendronin skuadrën zikaltër, që të shtunën përballen me Udinesen, kundër të cilëve do të tentojë ta sigurojë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës Kampionëve.

Por, në konferencën për shtyp që u mbajt sot, Spalleti u përgjigj shkurt në pyetjet për këto fotografi të Icardit.

“Nuk e di saktësisht për çfarë e keni fjalën. Kur ai vjen këtu, gjithmonë vishet si Interi. Vetëm kjo gjë më intereson”, u shpreh trajneri i Interit.

https://www.instagram.com/p/Bw75bpCnMvo/

Mauro Icardi nuk kishte luajtur për Interin për pothuajse dy muaj, pasi i ishte marrë shiriti i kapitenit në shkurt. Pikërisht Wanda Nara i kishte zemëruar drejtuesit e klubit me deklaratat e saj në lidhje me bisedimet për kontratën e re.