Italiani
Spalletti ishte shumë afër që të bëhej trajner i Juventusit
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ishte afër që të merr bankinën e Juventusit, pasi Antonio Conte u largua në 2014.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Spalletti u takua me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli në maj 2014, kur nga aty u largua për herë të parë Antonio Conte.
Megjithatë, gazeta shpjegon “që nuk ka pasur debat në mes tyre në shtëpinë e Agnellit, edhe pse ata janë të njohur si profesionist të kësaj fushe”.
Juve në të njëjtën verë emëroi Max Allegrin, derisa Spalleti e la Romën për Zenit St Petersburgun për ta marrë në menaxhim Interin një vit më vonë.
Dy rivalët klasikë përballën sonte në Derbin e Italisë.