Interi është mposhtur nga Cagliari, që ka marrë një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe ka vënë në rrezik vendin e tretë të zikaltërve.
Trajneri i milanezëve, Luciano Spalletti, e ka komentuar me këto fjalë disfatën e skuadrës së tij:
– Ka qenë një Inter i shëmtuar në pjesën e parë.
“Jam dakord. Nuk më ka pëlqyer asgjë nga pjesa e parë. Jemi vonuar shumë në marrjen e vendimeve dhe nuk kemi patur ide të qarta”.
– Interi e ka të vështirë të përmbysë ndeshjet pasi pëson gol.
“Më shumë se rezultati, duhet parë reagimi i ekipit. Ne kemi reaguar menjëherë pas golit të pësuar në pjesën e parë dhe pas tij të pësuar në të dytën, por po nuk shënove rezultati nuk ndryshon”.
– Icardi ka thënë se ka luajtur edhe me dhimbje, duket se gjithçka ka ndryshuar pas iu hoq shiriti i kapitenit.
“Jeni të lirë ta trajtoni këtë çështje nga ky këndvështrim. Situata e Icardit është e ngjashme me atë të Keitas, por trajtohen ndryshe. Kjo gjë nuk varet nga ne”.







