Luciano Spalletti nuk përmbahet.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Interit, komentoi penalltinë që vendosi edhe barazimin në Firence ndaj Fiorentinës.

meanwhile Fiorentina equalised versus Inter in the 100th minute thanks to this VAR awarded pen. I'm not sure even sure it's a handball https://t.co/LhpCvPJENq

— Jim Douglas (@Jim__Douglas) February 24, 2019

Tekniku përplaset me gazetarin dhe komentatorin italian Caressa.

“Dëgjova që thatë “mund të ishte penallti”. Këtu është e qartë, nuk ka nevojë për të folur sipas tifozllëkut. D’Ambrosio e kap me gjoks, nuk ka rrëshqitje në krah. Eshtë gjoks dhe duket qartë, jo mund të jetë kështu ose ashtu… Por, nesër do të thuhet Spalletti nuk bën dhe duhet të ikë, vjen ky ose ai tjetri. Muhabetet e përhershme”.

“Nuk shkova të flas me gjyqtarin, nuk e bëj ndonjëherë. Këto janë ndeshje vendimtare për objektivat tonë. Di të them që ekranin e pamë 40 vetë dhe të gjithë panë gjoks. Kur gjyqtari shkon të shohë, sheh atë që pamë të gjithë aty”.

“Gjyqtari ndikohet, ata që luajnë në shtëpi vërshëllejnë gjithçka dhe këdo. Rëndësi ka që luajti mirë ekipi im. Jam i kënaqur”.