Italiani

Spalletti flet pas fitores ndaj Milanit

Luciano Spalletti është deklaruar pas fitores ndaj Milanit.

Luciano Spalletti ka thënë se Interi e ka merituar fitoren 1 me 0 ndaj Milanit.

“Ne dëshironim të shënonim më herët. Do të ishte perfekt po të shënonim më herët, pasi e kemi dominuar ndeshjen që nga fillimi”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes.

“Natyrisht se e ne luajtëm një ndeshje të mirë dhe që bëmë presion të madh mbi kundërshtarin”.

“Është një rrezik kur ju bëni presion të lartë, pasi mund të pësoni gol në kundërsulm, por që ia arritëm ta menaxhonim edhe atë pjesë në mënyrën më perfekte”, ka shtuar më tej Spalletti.