Trajneri i Interit

Spalleti: Thirrjet raciste nuk duhet të ndodhin

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka reaguar pas thirrjeve raciste që janë bërë në drejtim të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly gjatë ndeshjes së mbrëmshme, të cilën e fitoi Interi me rezultatin 1-0.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar që ndeshja të suspendohet për shkak të thirrjeve raciste, mirëpo asnjë aksion nuk është ndërmarrë.

“Thirrjet raciste nuk duhet të ndodhin”, ka thënë Spalletti.

“Nëse 65 mijë njerëz vijnë të shikojnë ndeshje për Krishtlindje, ata duan diçka tjetër, Ky është futbolli që italianët dhe njerëzit rreth botës dëshirojnë ta shijojnë”.

Me këtë fitore Interi mbetet në pozitën e tretë me 36 pikë, pesë më pak se Napoli në pozitën e dytë.