Spalleti mendon se gjyqtari referoi mirë derbin ndaj Romës
Luicano Spalleti e ka mbrojtur performancën e gjyqtarit Gianluca Rocchi në barazimin 2-2 të Interit në udhëtim te Roma.
“Nerazzurrët” ishin dy herë në avantazh me golat e Keita Balde dhe Mauro Icardit por Roma u kundëpërgjigj me Cengiz Under dhe Aleksandar Kolarov që realizoi nga penalltia.
Legjenda e “Giallorosove”, Francesco Totti ishte i nervozuar me mos përfshirjen e VAR-it në momentin e rrëzimit të Zaniolos brenda zonës në pjesën e parë, duke e konsideruar të turpshëm këtë vendim.
Megjithatë, Spalleti që u përjashtua nga loja për shkak të një reagimi të tepruar, beson se Rocchi ka pasur një ndeshje pozitive.
“Na është thënë se nëse ka momente që janë 50-50, atëherë VAR-i do të ndërhyjë. Por pastaj njerëzit ankohen shumë gjë që ndikon në zvarritjen e lojës. Mendoj se Rocchi pati shumë vendime të sakta, duke e përfshirë edhe atë të përjashtimit tim. Ishte një kundërsulm premtues për ne dhe ai e ndërpreu, pastaj unë e humba qetësinë. Ishte një ndeshje zbavitëse për të gjithë ata që e kanë shikuar dhe nga një pikë e vlefshme për të dyja skuadrat. Tregon se jemi në rrugën e duhur dhe se duhet ende të përmirësohemi”, u shpreh Spalleti.
Barazimi i mbrëmshëm i Interit ndaj Romës, i lë 18 herë kampionët e Italisë 11 pikë prapa liderit, Juventusit, teksa dy skuadrat takohen të premten në “Allianz Stadium”, në përballjen që ndryshe njihet si “Derby d’Italia”.