Spahija (KDI): Vazhdimisht kërkonim reformë zgjedhore, partitë nuk ishin të interesuara

Florent Spahija nga KDI po vlerëson se partitë politike deri më tani nuk kanë qenë të interesuara të bëjnë reformën zgjedhore, ndonëse një proces të tillë sipas tij e kanë kërkuar vazhdimisht.

Spahija theksoi në Info Magazine, se nëse partitë politike parlamentare, duan të ndryshojnë amandamentet apo të sjellin ligj të ri të zgjedhjeve të përgjithshme, le ta bëjnë tani, por jo në prag të zgjedhjeve të reja kurdo që është e paraparë të ndodhin.

”Vazhdimisht kemi kërkuar që të ketë reformë zgjedhore në Kosovë, por më e keqja është se partitë nuk ishin të interesuara ta bëjnë këtë reformë zgjedhore”.

”Ne jemi një zonë zgjedhore, dhe normalisht që deputetët aplikojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe marin vota në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.