Southgate i kënaqur me treshen e sulmit në takimin kundër Spanjës

Anglia u largua nga udhëtimi në Sevilla me fitoren 2-3 ndaj Spanjës, ndërsa pas ndeshjes Southgate ka lavdëruar sulmin e ekipit të tij.

Sterling shënoi dy gola, Rashford një ndërsa kapiteni i Anglisë, Harry Kane koleksionoi dy asiste, duke qenë krucial në fitoren e “3 luanëve” përballë kombëtares iberike.

“Ata duhet të jenë shumë krenarë për paraqitjen e tyre. Ne folëm me sulmuesti tanë në veçanti për të ia rikujtuar sa kërcënues janë për kundërshtarët, dhe që të tre ata ishin të jashtëzakonshëm. Finalizuesit ishin të mrekullueshëm, jam shumë i lumtur, por na duhet të përmirësohemi”, theksoi Gareth Southgate.

Anglia pas kësaj fitoreje ndodhet në pozitën e dytë me 4 pikë, 2 më pak se Spanja që është lidere.