Southamptoni synon ta blejë Brojën përfundimisht

Southamptoni është i interesuar që ta blejë përfundimisht Armando Brojën nga skuadra e Chelseat, por do të ketë konkurrencë të fortë.

Skuadra ku aktualisht aktivizohet reprezentuesi i Shqipërisë është e vetëdijshme që disa klube janë duke e përcjellë formën e shkëlqyer të 20-vjeçarit në duelet e fundit.

Disa ekipe të Premier Leagues dëshirojnë që sulmuesin e talentuar ta transferojnë këtë muaj. Një burim i ka thënë “Sky Sportit” që këto klube janë interesuar të dinë se sa mund të kushtojë ai nëse ka interesim për t’u shitur këtë muaj.

Dhe Chelsea po i shqyrton të gjitha ofertat, për të vendosur nëse Broja do të mbetet lojtar i Chelseat, apo do të vazhdojë te Southamptoni.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.