Sot zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës

Duke pasur parasysh faktin se ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës u shtyn për një ditë për shkak të tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, të gjitha takimet do të zhvillohen të enjten.

Spikasin dy ballafaqime, ai mes Ballkanit dhe Dritës, dhe Feronikeli – Llapi, ku dy pretendent do t’i thojnë lamtumirë shumë herët Kupës.

Prishtina e pret në shtëpi Minatorin, ndërsa Gjilani do të udhëtojë drejt Malishevës.

Shorti për rrethin e tretë të Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën më 3 dhjetor në orën 13:00.

Më poshtë orari i ndeshjeve:

E enjte, 28 nëntor, ora 12.30

2 Korriku – Istogu

Dukagjini – Besa

Vëllaznimi – Ferizaj

Arbëria – Onix

Vitia – Ramiz Sadiku

Ulpiana – Liria

Malisheva – Gjilani

Feronikeli – Llapi

Dardana – Vllaznia

Ballkani – Drita

Dardanët – Trepça ‘89

Flamurtari – Vushtrria

Minatori – Prishtina

Drenica – Fushë Kosova

Trepça – Drenasi

A&N ­– KEK-u.