Sot zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superligë

Albi Mall Superliga starton sot me duelet e xhiros së 11-të.

Është një xhiro shumë interesante, ku dy takime zhvillohen sot derisa tre të tjera ditën e nesërme.

Padyshim që takimi më interesant zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i liderit Dritës.

Dy skuadrat janë duke kaluar formë shumë të mirë, ku klinasit kanë marrë dy fitore radhazi, derisa gjilanasit nuk dinë për humbje fare këtë edicion.

Vendasit synojnë të shkaktojnë një tjetër befasi, në anën tjetër Drita udhëton për tre pikët në mënyrë që ta ruaj pozitën e parë në tabelë. Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në kryeqytet me fillim nga ora 13:00.

Prishtina që nuk di për fitore në tre sfidat e fundit pret skuadrën e fundit në tabelë Ferizajn.

Kryeqytetasit kërkojnë të rikthehen te fitorja, në anën tjetër Ferizaj me trajner të ri kërkon të shkaktojë befasi në kryeqytet