Sot zhvillohen disa ndeshje kualifikuese “Katar 2022”

Kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” janë ende duke u zhvilluar, ku në programin e sotëm do të kemi disa ndeshje tejet interesante.

Ndër përballjet më të mira do të jenë ajo mes Ukrainës e Francës dhe Kombëtares së Holandës e Malit të Zi, përcjell KosovaPress.

Ndeshja mes Ukrainës dhe Francës i takon Grupit D, ku në të njëjtin grup gjenden edhe kombëtaret e tjera si ajo e Finlandës, Kazakistanit dhe Bosnja dhe Hercegovinës.

Në anën tjetër, Holanda dhe Mali i Zi do të përballen në kuadër të Grupit G, ku pjesë e këtij grupi janë Turqia, Norvegjia, Letonia dhe Gjibraltari.

Programin e plotë të ditës së shtune për ndeshjet kualifikuese për në “Katar 2022” i gjeni më poshtë.

Grupi A

18:00 Irlanda – Azerbajxhani

18:00 Serbia – Luksemburgu

Grupi D

15:00 Finlanda – Kazakistani

20:45 Ukraina – Franca

Grupi F

20:45 Ishujt Faroe – Danimarka

20:45 Izraeli – Austria

20:45 Skocia – Moldavia

Grupi G

18:00 Letonia – Norvegjia

20:45 Gjibraltari – Turqia

20:45 Holanda – Mali i Zi

Grupi H

18:00 Qipro – Rusia

18:00 Sllovenia – Malta

20:45 Sllovakia – Kroacia