Sot vendoset finalisti tjetër i Euro2020, na pret ndeshje e zjarrtë mes Anglisë e Danimarkës

Kampionati Evropian 2020 vazhdon edhe sot, me gjysmënfinalen tjetër midis Anglisë dhe Danimarkës.

Anglia dhe Danimarka takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së madhe të Euro2020.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës para 60 mijë tifozëve.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë me Italinë në finalen e Euro2020 të dielën, poashtu në “Wembley”.

Italia mbrëmë mposhti Spanjën në penallti me rezultatin 4:2.