Sot varrosen katër personat që vdiqën në aksidentin e mbrëmshëm në Koshare të Ferizajt

Sot varrosen katër të rinjtë që humbën jetën mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj – Shtime.

Arlind dhe Arsim Isufaj, do të varrosen në ora 16:30 në varrezat e fshatit Mollopolc të Shtimes.

Njoftimi u bë nga ana e të afërmve të viktimave.

Ndërkaq nga ora 17:00, në Dremjak të Ferizajt do të varrosen Armend Muhadini dhe Mërgim Behluli.