Sot u shkarkua, por Albulena Haxhiu kishte ‘kërcënuar’ para katër vite Komandantin e Njësisë Speciale

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, është suspenduar pas një ndeje në Shalë të Bajgorës me disa persona që janë të lidhur edhe me krimin, duke thyer masat e ndërmarra kundër pandemisë Covid-19.

Mirëpo, katër vjet më parë, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, atëherë deputete, kishte “kërcënuar” Gërgurin, për përgjegjësi, pasi i njëjti në një protestë të organizuar nga Vetëvendosje, sipas Haxhiut, ia kishte vënë këmbën në kry babait të saj.

E, pikërisht pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, ku Haxhiu u bë Ministre e Drejtësisë, komandanti i Njësisë Speciale të Policisë, Amir Gërguri, u suspendua, ani pse ka shkelur rregullat e marra nga Qeveria.

Për këtë veprim, Haxhiu i kishte thënë se do të mbante përgjegjësi, pasi krimi nuk tjetërsohet asnjëherë.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut i bërë katër vite më parë:

“Do të doja shumë që Amir Gërguri ta shihte këtë foto. Është qizmja e zezë e tij mbi kokën dhe trupin e babait tim 62 vjeçar në protestën e 22 tetorit të vitit 2012. Pikërisht në këtë protestë ku nga dhuna policore ndaj qytetarëve humbi jetën Irisi.

Krimet e tilla nuk vjetërsohen asnjëherë!

Drejtësia njëherë do të triumfojë dhe do të mbahesh edhe ti përgjegjës!”

Kjo është edhe fotografia që ka postuar Haxhiu para katër vite.