Sot testohet rezistenca e militantëve të Vetëvendosjes: Shefi i tyre u dha leje mbrëmë

Aktivistët e Vetëvendosjes sot kanë provën e dytë të protestës në sheshin Skënderbe në Prishtinë, me 3500 deri 5000 persona. Mbrëmë edhe vetë i pari i këtij subjekti Albin Kurti ua lejoi një gjë të tillë.

Fillimisht kjo protestë u mohua se është organizuar nga Vetëvendosja, mirëpo në anën tjetër Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve dhe se ajo nuk ka të bëjë me vendimin që do të marrë Kushtetuesja.

Ndërsa, për ditë e sotme është përgaditur dhe Glauk Konjufca. Konjufca së bashku me organizatorin kryesor të protestave, Valdrin Ahmetin, si dhe të tjerët Arbër Zaimin, Tropikë Agaj, Filiz Mustafa dhe Valon Hoti kanë paralajmëruar për një ditë të nxehtë.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se në shesh do të mbledhin deri në 5 mijë persona, derisa për këtë organizim që e kanë quajtur përgatitje për protestë e kanë kërkuar edhe lejen e policisë.

Pikat e kuqe në shesh të vendosura u vendosën kinse nga organizata joqeveritare e të pavarura, mirëpo gjithçka rezulton negative më vonë kur u pa se kjo ishte koordimin me LVV’në, pra organizata të afërta me partinë në pushtet.

Kjo protestë vjen një ditë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të marrë vendimin final për dekretin e mandatarit. Kujtojmë që edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve.